Ambasada e Kosovës në Francë dënon sulmin terrorist

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Francë ka reaguar duke shpërndarë mesazhin dënues të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas sulmit terrorist që ndodhi të enjten në Nice të Francës.

Tre persona u vranë pas një sulmi me thikë, madje një 70 vjeçares iu pre koka, njofton Insajderi.

Thaçi, reagoi përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se “Terroristët kurrë nuk do të fitojnë”.

Ambasada e Kosovës në Francës ka shpërndarë postimin e presidentit në gjuhën frënge për ta përcjellë mesazhin institucional të Kosovës në shtetin e Francës.

Të ngjashme