Ambasada e SHBA-së kërkon që të zbardhet rasti i vrasjes së Ivanoviqit

Prishtinë | 16 Jan 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga Institucionet e Kosovës që ta zbardhin rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.

Kjo ambasadë ka kërkuar që të bëhet punë e palodhshme për t’i mbajtur përgjegjës personat e përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

“Dy vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë punën e palodhur për t’i mbajtur përgjegjës individët përgjegjës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme