Tre të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit u vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbajtur seancën dëgjimore pas marrjes së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës për rivendosje dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe M.R për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 par.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenet 33 par.2 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe D.M për shkak të veprës penale Zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 433 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore, të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018.

Gazeta Express ka raportuar sot gjatë ditës për këtë seancë dëgjimore, e cila ishte e mbyllur për mediat dhe publikun. Megjithatë, tre avokatët e tre të akuzuarve më pas folën për media, pas përfundimit të seancës.

E Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit N.S, M.R dhe D.M kanë kryer veprat penale në bazë të provave, po ashtu përmbushen edhe kushtet e veçanta për caktimin e masës së paraburgimit të parashikuara me nenin 187 par.1 nën par. 1.1, me nenin 187 par.1 nën par. 1.2.1 dhe me nenin 187 par.1 nën par 1.2.3.

Të pandehurit N.S, M.R dhe D.M dyshohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se kanë marr pjesë në vrasjen e të ndjerit O.I.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme