50 studentë kosovar do të mund të përfitojnë bursa nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. Ambasada e ka hapur afatin e aplikimit që do të zgjasë deri në shkurt.Ja njoftimi i plotë i Ambasadës:
Ambasada Hungareze në Prishtinë, njofton studentet dhe të interesuarit se periudha e aplikimit për programin e bursave “Stipendium Hungaricum” për vitin akademik 2018/2019 ka filluar.
50 bursa janë në dispozicion për studentët e RepublikëssëKosovës – Bachelor, Master dhe PhD.
Na lejoni te ju njoftojmë se 70 studentë nga Republika e Kosovës tanimë studiojnë në Hungari, dhe më shumë studentë mund t’i bashkohen atyre.
Çka është e rëndësishëm për të gjithë studentët që aplikacioni duhet të bëhet në internet, dhe vetëm nëpërmjet PC ose Tablet, dhe JO me SMART PHONE.
Afati i fundit për aplikimë shtë 16 shkurt 2018!
Për më shumë informata, gjeni në link
www.stipendiumhungaricum.hu