Ambasada Zvicerane reagon për dorëheqjen e Haradinajt

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Pas ftesës së Gjykatës Speciale, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Haradinaj sot ka shkruar një letër zyrtare, ku ka bërë të ditur se deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si kryeministër dhe Qeveri në dorëheqje.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar sot pas dorëheqjës së Haradinajt, ku përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook kjo Ambasadë merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

The Embassy of Switzerland takes note of the resignation of Ramush Haradinaj from the function of Prime Minister of the…

Gepostet von Embassy of Switzerland in Kosovo am Montag, 22. Juli 2019

Njoftimi i Ambasadës Zvicerane:

“Ambasada e Zvicrës merr parasysh dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ne u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve institucional që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi. Jemi të bindur se institucionet shtetërore vazhdojnë të funksionojnë dhe do të trajtojnë në mënyrë efektive nevojat e popullit.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme