Ambasadat e Britanisë në Kosovë dhe Serbi: Kurti e Vuçiq bënë hap të guximshëm në Ohër

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Ambasadat e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi ka thënë se e mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ambasada shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq kanë bërë hap të guximshëm dhe të rëndësishëm duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë.

“Ne presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në njoftim.

“Ambasadorët e Britanisë së Madhe në Beograd dhe Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër: Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe të rëndësishëm përpara duke rënë dakord për një plan për zbatimin këtë fundjavë. Ne presim – dhe qëndrojmë të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, njofton Ambasadat e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi.

Të ngjashme