Ambasadorët e Quintit thërrasin institucionet që prioritet ta kenë luftën kundër Coronavirusit

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Përmes një deklarate të përbashkët, shtetet e Quintit iu kanë bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që prioritet në këtë periudhë t’i jepet betejës me Coronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre me të.

Në njoftimin në Facebook të Ambasadës britanike në Prishtinë është shpërndarë deklarata e përbashkët e ambasadorëve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së.

“Në këtë periudhë të vështirë, i thërrasim të gjithë liderët institucionalë dhe politikë që të fokusohen tek COVID-19, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që iu sigurohen atyre përmes Kushtetutës”.

Thirrje e përbashkët e këtyre shteteve është edhe ruajtja dhe sigurimi i integritetit dhe funksionalitetit të Qeverisë së Kosovës dhe “institucioneve në këtë periudhë kritike, duke i dhënë prioritet luftës kundër COVID-19 karshi politikës”.

Këto shtete theksojnë se shtetet e tyre kanë ndërmarrë që të gjitha masa të jashtëzakonshme në këtë aspekt.

Të ngjashme