Në ditën e Sulltan Nevruzit, në zyrën e Lulzim Bashës njëri pas tjetrit trokitën edhe ambasadori Britanisë Duncan Norman, dhe përfaqësuesja e Berlinit zyrtar në Tiranë Susanne Schutz, por biseda mes tyre mendohet të ketë pasur një fokus krejt tjetër.
I sapo kthyer nga Berili, Basha krah bashkëshortes Aurela shmangu komentet kur u pyet nga gazetarët, por vala e protestave dhe mundësitë për daljen nga kriza mendohet të ketë zënë pjesën më të madhe të diskutimit mes ambasadorëve dhe kreut demokrat.
Opozita ka bërë të qartë se nuk do të bëjë asnjë hap pas pa largimin e Ramës kryeministër, ndërsa tonet ditët e fundit i ka ashpërsuar edhe presidentit Ilir Meta, i cili është shprehur i gatshëm deri në vetësakrifikim me jetë për rikthimin e normalitetit politik.
Me kreun e shtetit bisedoi edhe diplomatja gjermane, e cila pak ditë më parë qeverinë dhe Parlamentin i cilësoi si legjitim të dala nga zgjedhje të njohura ndërkombëtarisht.
Të huajt kohët e fundit kanë shtuar thirrjet për dialog, por palët nuk kanë dhënë asnjë sinjal për uljen në tryezë qoftë dhe me bekimin e ndërkombëtarëve.