Ambasadorët, miqtë tanë të mirë, sot kishin shku me tregu mbështetje për deputetët dhe partitë politike për me u konstituu Kuvendi.
Po pastaj kur dolën ishin të zhgënjyer se e kuptuan e panë me sy me çfarë gjakftohësie menaxhohet dhe mbyllet seanca. Si gjenerohet dështimi brenda pesë miniutave. E rezultati zero. Aspak vullnet për ndryshim, edhe pas mbi 50 dështimeve rresht.
Ndoshta ambasadorët nuk e kuptojnë mirë potencialin e ballkanasëve me blloku. Sabotazha e bllokimi janë shkathësi të larta në këtë rajon. Nëse nuk mundesh me ba ti, nuk ka me bë askush.
Ata as nuk e kuptojshin çka po ndodh, me gjasë. Se i lusnin që “për hatër të qytetarëve, mos bëni kështu”. Po mendojnë që mërziten shumë për qytetarë. Po me qenë ashtu, Kuvendi kishte qenë funksional muajin e parë menjëherë.
Qëllimin nuk janë qytetarët, po pozitat e pushteti i tyre, prandaj kemi bllokadë.
Herën tjetër ndoshta ambasadorët kanë me i pyet politikanët: “Ku i keni njerëzit, a ka mbet najkush në Kosovë? A po keni kënd me qeverisë?”
E do të tjerë, me qef e me ironi, kanë me pyet: “Pse more nuk po ju votojnë ma? Çka ju keni bë kështu?”
Një ditë edhe unë pak si me dhimbje e bana edhe pyetjen time. “A ka mbet kush me besu?”