Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka zhvendosur edhe gjërat e fundit nga zyra e tij në ambasadën e vjetër – në ambasadën e re.
Në videon e publikuar në llogarinë e kësaj ambasade në Facebook, ambasadori Kosnett shihet duke bartur një kuti ku shkruan “Gjëra Shumë të Rëndësishme”.
Pas arritjes se tij në zyrën e re, ai e nxjerr nga kutia një karikaturë të punuar nga artisti Jeton Mikullovci, ku ambasadori amerikan shihet duke iu kërkuar qytetarëve kosovarë, që të organizohen dhe të protestojnë kundër gjërave negative në Kosovë.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë: