Ambasadori amerikan z. Greg Delawie së bashku zyrtarë të lartë të ICITAP-it u takuan me Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës znj. Miradije Kelmendi dhe bashkëpunëtorët e saj.
Me këtë rast Ambasadori Delawie e përgëzoi znj. Kelmendi për përzgjedhjen e saj në pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe i uroj suksese në punën e saj. Ambasdori Delawie konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për Inspektoratin Policor të Kosovës në veçanti dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Kryeshefja e IPK-së znj. Kelmendi falënderoi Ambasadorin Amerikan për vizitën dhe përkrahjen në vazhdimësi që Ambasada përmes ICITAP-it po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës. Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht në rritjen e profesionalizmit në IPK dhe ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.