Ambasadori amerikan në Kuvend, takohet me Veselin për taksën

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 12:00 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka ardhur në Kuvendin e Kosovës për tu takuar me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për taksën 100 %, raporton Ekonomia Online.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka paraqitur qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje, sipas të cilit taksa e vendosur për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk lëviz pa lëvizur Serbia.

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa nuk do të hiqet pa njohjen nga Serbia.

Qeveria me 21 nëntor ka vendosur taksë 100 % ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja. Kjo ka shkaktuar reagim dhe presion nga BE dhe ShBA.

ShBA ka kërkuar që kjo masë tarifore të hiqet ose të suspendohet, në mënyrë që të fillojë dialogu dhe palët të arrijnë marrëveshjen finale.

Të ngjashme