Pas reagimit jo të mirë të ambasadorit amerikan Donalt Lu ditën e sotme gjatë një aktiviteti për të drejtat e LGBT, ku kritikoi deklaratat e disa politikanëve si Tritan Shehu, Ylli Manjani dhe Oriola Pampuri, që kishin bërë kundër këtij komuniteti, kanë reaguar Shehu dhe Manjani.
Tritan Shehu shkruan në profilin e tij në Facebook se është ndjerë i shokuar nga deklarata e ambasadorit, ndërsa bën thirrje se ashtu siç ai respekton LGBT, edhe qëndrimi i tij kundër tyre, duhet të respektohet.
Deputeti i PD-së duke mbrojtur familjen si institucion, shprehet se është kundër martesave Gay, duke shtuar se rritja e një fëmije nuk mund t’i besohet një çifti të tillë.
“Deklarate jo e pershtatshme e Ambasadorit Lu, ndaj bindjeve te mija personale per homoseksualizmin, ne nje konference te “pilotuar”:
Une si deputet i Kuvendit, si perfaqesues i Qendres se Djathte dhe i elektoratit te Qarkut te Gjirokastres kam te drejten time te shpreh edhe bindjet e principet e mia personale per te tilla ceshtje, kuptohet brenda ligjeve te vendit tim.
Sic une i respektoj bindjet e te tjereve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te mijat, kjo eshte demokracia; sot jam shokuar!
Eshte vetem elektorati im, ai qe mund te me gjykoje per ato. Prandaj duke marre shkas nga prononcimi Juaj Z.Ambasador i emrit tim, referimi qe i bete elektoratit te Qarkut te Gjrikastres per ceshtje thejsht bindjesh, dua ta riskjaroj ate popullesi fisnike se une jam kunder cdo forme diskriminimi si mjek, si Profesor, si deputet e ne radhe te pare si Njeri, gje qe me ka shtyre te jem edhe nje nga promotoret e Ligjit Kunder Diskriminimit.
Po keshtu per mua ka ca principe te Shenjta, nje nga keto eshte mbrojtja e familjes e perbere nga burri, gruaja e me shprese me tej femijet, si themel i ekzistences njerezore e e vlerave me sublime te shoqerise. Nga ana tjeter gjykoj se rritja e nje femije te adoptuar nuk mund t’i besohet cifteve gay. Keto jane parimet qe une kam mbrojtur pa diskriminuar kerkend, qe jane te sanksionuara ne legjislacionin shqiptar dhe qe mbizoterojne ne elektoratin tim.
Nqs dikush dyshon per kete, mund ta testoje ate ne cdo rast; jam gati ta ndihmoj. Nga sa di une edhe ne shumicen dermuese te ShBA-se dominojne te tilla principe e ligje.
Ndersa ne lidhje me gjuhen e rende te perdorur ndaj kolegeve deputete nga deputetja Hysi, si dhe per devijimin e asaj konference prej ceshtjeve te diskriminimit, tek propaganda per martesat gay, do te diskutoj ne Kuvend. Isha i detyruar te beje kete skjarim, megjithese tashme Shqiperia ka ceshtje shume me te rendesishme per te zgjidhur se keto.”, tha Shehu.
Një reagim të ashpër për deklaratatat e ambasadorit amerikan ka pasur edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Manjani thotë se po me vëmendje debatin në Amerikë për përfshirjen e Lu në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë.
“Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT: Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë! Kjo është më e rëndësishme! Ndjesë që nuk debatoj dot me ty në Kuvend sepse nuk jam deputet!”, -shkruan ai në “Facebook”.