Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, si duket është duke e pritur me pa durim ndarjen e çmimeve Oscar, i cili pritet të mbahet sonte.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett, ka bërë një pyetje për kosovarët. Se kush do të jetë aktori dhe drejtori që do ta bëjë një gjë të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Të shikojmë përpara tek Oscarët. Prodhuresit e filimit dhe aktorët ndërkombëtar ndër breza kanë gjetur sukses në Hollywood. Kush do të jetë drejtori dhe aktori i ardhshëm nga Kosova që ta bëjë një gjë të madhe në Shtetet e Bashkuara ?”, ka shkruar Kosnett.
Këtij mbi shkrimi, Kosnett i ka mbështetur një artikull “Hollywood: Ende një magnet për talentet në mbarë botën”.
Në këtë artikull janë katër nga talentët filmit që kanë bërë jehonë në Hollywood.
Nga ditët më të hershme të filmit, Hollywood ka tërhequr talentin ndërkombëtar për të shkruar, drejtuar dhe prodhuar filma. Njihuni me disa prej inovatorëve kinematografikë, të cilët gjetën sukses në qytetin kryesor të botës për fotografi filmike:, Billy Wilder, Alfred Hitchcock, Ida Lupino, Ang Lee.