Ekonomia Online
FUNDIT

Bordi i Paqes: Osmani e Rama krah Trumpit në takimin e parë

Bordi i Paqes: Osmani e Rama krah Trumpit në takimin e parë

Në Washington, ka nisur takimi i parë i Bordit të Paqes. Mee ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump, po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të […]

Në Washington, ka nisur takimi i parë i Bordit të Paqes. Mee ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump, po marrin pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar e para e shtetit të Kosovës.

Të ngjashme