Ambasadori Bejl: Maqedonia me gjasa reale do të jetë pjesë e NATO-s

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:58 | Nga

Mundësia reale që Maqedonia së shpejti t’i bashkëngjitet NATO-s është dallimi më i madh kur flasim për vendin sot në krahasim me të kaluarën, porositi ambasadori amerikan Xhes Bejli sot në tribunën ne Shkup “NATO dhe ti” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.

“Çka nënkupton anëtarësimi në NATO për Maqedoninë dhe qytetarët e saj? Ajo do të thotë se do jeni aleat, jo partner, miq, fqinj me vendet tjera anëtare”, ka thënë Bejli, transmeton Medial.mk.

Sot kur shënohen 69 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Uashingtonit ai shtoi se Aleanca përqendrohet në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

Ai shtoi se hyrja në NATO do të ndihmojë të tejkalohen ndasitë e brendshme politike në vend.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme