Ambasadori i Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj, ka dorëzuar letrat kredenciale te presidenti Frank-Walter Steinmeier.
Ambasadori Cufaj i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat, si dhe koloneli i FSK-së, Xhavit Sadriaj, këshilltari Lulëzim Pllana dhe zëvendëskonsullja Leonita Harxhi, është pritur nga Garda e Nderit e Republikës Federale të Gjermanisë dhe në praninë e medieve, si dhe nën përcjelljen e bashkëpunëtorëve të Presidentit të Gjermanisë Steinmeier, thuhet në një njoftim të MPJ-së.
Pasi ka kryer procedurën e paraparë, në takimin me presidentin e Gjermanisë Cufaj i ka përcjellë përshëndetjet e Presidentit, Kryeministrit dhe krerëve tjerë të shtetit të Kosovës. Ai e ka falënderuar presidentin Steinmeier për angazhimin e tij prej mëse 20 vjetësh në të gjitha funksionet për Kosovën dhe qytetarët e saj.