Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren e mbrëmshme kundër Malit të Zi.
“Mbrëmë ishte hera e parë që kam shikuar Kosovën duke luajtur në stadium. Me të vërtetë më pëlqeu atmosfera dhe rezultati i lojës”, ka shkruar Abbot në Facebook.
“Ishte e shkëlqyeshme të shihje tifozët duke përkrahur ekipin e tyre me aq emocion. I uroj ekipit të Kosovës suksese në rrugëtimin e tyre për kualifikim në Kampionatin Evropian”.