Ambasadori danez në Serbi, Morten Skovgaard Hansen ka thënë se ushtria e Kosovës nuk ka mbështetje.
Ai njëherit i ka bërë dhe i bën thirrje të gjitha palëve në rajon për të kontribuar në ndërtimin e besimit dhe pajtimit.
“Lidhur me propozimin e fundit mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, do të kisha përsëritur vlerësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se hapa të tillë të njëanëshëm nuk janë të dobishëm,” tha ai për gazetën serbe “Blic”.