Universiteti amerikan “John Hopkins” e ka njoftuar sot ambasadorin gjerman në Kosovë se kërkesa e tij u mor parasysh dhe se kanë përfshirë të dhënat e Kosovës në listën e tyre për COVID-19.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka pyetur në Twitter ditë më parë Universitetin “John Hopkins” për mospërfshirjen e Kosovën në të dhënat botërore për coronavirus.
Universiteti sot i ka kthyer përgjigje duke i treguar se tashmë i kanë përfshirë të dhënat e Kosovës në bazën e tyre për virusin COVID-19.
“Të dashur, ky është një lajm fantastik, ju falemnderit. Mund ta marrë me mend se jeni mbushur me mesazhe në këtë kohë sfiduese. Vazhdojeni punën e shkëlqyeshme që po e bëni për të gjithë ne në mbarë botën dhe ruajeni shëndetin. Mendimet dhe lutjet tona janë me SHBA’në”, ka shkruar Heldt.
Ndërkaq në postimit paraprak, Universiteti amerikan e falëndëron Heldtin për vërejtje, duke treguar se tashmë Kosova është në të dhënat e tyre, shkruan Express.
“Falëmnderit që na kontaktuar. Të dhënat e Kosovës tani po shfaqen në tabelën e COVID-19. Falëmderit për durimin derisa ekipi ynë punoi në të”, shkruajnë nga John Hopkins.