Me rastin e Ditës së Evropës, ministria e Integrimit Evropian ka organizuar debat lidhur me potencialin e rinisë së Kosovës drejt BE-së dhe promovimin e vlerave të BE-së, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se kanë zgjedhur komunën e Drenasit për të shënuar 9 majin pasi është komuna e vetme që ka gjithëpërfshirje të grave.
“Kemi zgjedhur komunën e Drenasit sepse është kryetari i parë që ka adresuar sfidën e gjithëpërfshirjes në mandatin e parë dhe në mandatin e dytë e rriti përqindjen e grave. Dua të ndalem në 3 parime. Parimi i parë: BE-ja si alternativa jonë e vetme që ofron siguri për rajonin dhe Evropën, integrimi evropian është prioriteti ynë më i madh për të gjithë pa dallim partie i përkrahin integrimet. E dyta roli i të rinjve në procesin e integrimeve evropiane. Edukimi, bursat e profesionistëve të rinj, një projekt më i rëndësishmi ku të rinjtë kanë marrë bursa në Bashkimin Evropian”, tha Hoxha.
Ajo tha së procesi i integrimit evropian është proces i gjatë, i cili merr kohë dhe kërkon reforma e luftim të krimit e korrupsionit.
“Procesi i integrimit evropian është proces i gjatë jo popullist me luftimin e krimit, reforma që na marrin kohë dhe na nevojitet pjesëmarrja e secilit sepse është proces i shtetit të Kosovës. Reformat që i marrim si obligim sepse po na thotë Brukseli, por se është mirë për neve të kryhen”, tha ajo.
Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.
“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu. Është me rëndësi edhe për mua që të shkoni atje dhe të mos prisnin me muaj, por të blini një biletë dhe të niseni. Por kemi edhe një qëllim që ju të ndiheni si pjesë e Evropës”, tha Heldt.
Ai ndër të tjera tha se është e rëndësishme që Ballkani të anëtarësohet në BE.
“Pavarësisht kombit të cilit i përkasim ne jetojmë të gjithë së bashku dhe është e rëndësishme që ta integrojmë edhe Ballkanin në BE. Gjermania po bënë shumë dhe shtetet e tjera dhe ne së bashku dëshirojmë që gjenerata e juaj ta njeh këtë BE dhe të gjitha vlerat që i ndanë” tha ai, raporton EO.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramizi Lladrovci , tha se shteti ynë pa ndihmën e shtetin gjerman nuk do të kishte përparimin që e ka sot.
“Shteti ynë pa ndihmën e Gjermanisë nuk do të kishte me qenë aty ku është sot, me kënaqësi e them jemi komuna e cila për qytetar nderi ka zv. presidentin e Parlamentin të Evropës. Kemi një bashkëpunimin të jashtëzakonshëm me shkollat gjermane holandeze, finlandeze çdo vit nxënësit tanë shkojnë dhe ata vinë tek ne. Në komunën time qeverisim 7 gra dhe 5 burra dhe ato sot po japin një kontribut të jashtëzakonshëm, komuna jonë është e vetmja komunë ku të gjithë studentët që kanë aplikuar dhe i kanë plotësuar kushtet kanë përfituar nga donatorët dashamirët e arsimit. Komuna jonë është kampion në sundimin e ligjit, infrastruktura, arsimi etj”, tha ai.
Ky panel diskutimi u mbajt për nder të “Ditës së Evropës 9 majit” që po shënohet në Kosovë me aktivitete të ndryshme.