Ambasadori gjerman përgëzon Pecin: Ushqimi dhe birrat janë shumë më të mira pa duhan për rreth

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar ministrin i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecin për nisjen e implementimit të Ligjit kundër Duhanit.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka thënë se ushqimet dhe birrat janë më të mira pa duhan përreth.

“Lajm i mirë që Min. Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. Përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira pa duhan rreth jush, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë ne”, ka shkruar ambasadori.

Të ngjashme