Ekonomia Online
FUNDIT

Ambasadori gjerman reagon pas dënimit të Salih Mustafës

Ambasadori gjerman reagon pas dënimit të Salih Mustafës

Ambadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim, duke thënë se ky vendim është i rëndësishëm dhe forcon sundimin e ligjit. Megjithatë, Rohde, njëjtë si ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se ky është nja aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së. “Gjykim i […]

Ambadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim, duke thënë se ky vendim është i rëndësishëm dhe forcon sundimin e ligjit.

Megjithatë, Rohde, njëjtë si ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, tha se ky është nja aktgjykim ndaj një individi, jo ndaj UÇK-së.

“Gjykim i rëndësishëm sot që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – nuk ka mosndëshkim”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Të ngjashme