Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka thënë se Gjermania nuk dëshiron ta nxit askënd për marrëveshje të ngutshme, por dëshiron që të arrihet marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Heldt ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet nxituar, por sipas tij marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në interes të Kosovës.
Ai ka thënë po ashtu se arritja e një marrëveshje merr kohë, por Gjermania dëshiron që të zgjidhen të gjitha çështjet njëherë e përgjithmonë.
“Qëndrimi gjerman është i qartë dhe unë e kam theksuar atë në raste të ndryshme: Ne argumentojmë dhe mbështesim një marrëveshje përfshirëse dhe të qëndrueshme, ligjërisht të detyrueshme, e cila i zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal. Arritja e një marrëveshjeje të tillë merr kohë dhe ne duam që ajo të arrihet në mënyrë solide ashtu që të zgjidhen të gjitha çështjet njëherë e përgjithmonë. Prandaj ne nuk duam ta nxisim askënd për të nxituar në arritjen e kësaj marrëveshjeje kyçe. Por ne besojmë që është koha e fundit për të rinisur procesin e bisedimeve. Unë besoj fuqishëm që kjo pikësëpari dhe më së shumti është në interes të Kosovës: Një normalizim i njëmendtë më në fund do të mundësonte përqendrimin në sfidat e vërteta për rajonin në tërësi. Prandaj unë kam besim që qeveria e re do të fillojë punën në këtë çështje komplekse që nga dita e parë”, ka thënë Heldt për Express.