Ambasadori gjerman thotë se gratë në Kosovë s’kanë qasje të barabartë në drejtësi

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 10:48 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

GIZ-i në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga kanë organizuar debatin me temën “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se gratë në Kosovë s’kanë qasje të barabartë në drejtësi.

“Gratë në Kosovë s’kanë qasje të barabartë në drejtësi. E rëndësishme për marrëdhëniet e shtetit dhe zhvillimin e vendit është edhe zhvillimi i gjyqësorit dhe GIZ-i mbështet në këtë drejtim. Do të bëjmë përpjekjeje në këtë drejtim, kemi boshllëqe në miratim të ligjeve”.

Sipas tij, gratë s’kanë njohuri për të drejtat e tyre juridike.

“Nga viti 2015 deri në vitin 2018 vetëm 40 për qind e viktimave të dhunës familjare janë raportuar, ka më shumë. Gratë s’kanë njohuri për të drejtat e tyre juridike”. 

“Që të gjithë duhet të punojnë krahë për krah policia, gjyqësori në mënyrë që gratë të informohen për të drejte e tyre ligjore”

“Shpreh mirënjohjen për zonjën Jahjaga që i ka mbështetur këto tema për fuqizimin e grave dhe tash përmes fondacionit të saj sëbashku me GIZ-in bashkëpunojnë”.

“Shpresoj që do të mund të kemi mirëkuptim në përpjeke për të mirën e grave në Kosovë”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – GIZ-i dhe Fondacioni Jahjaga organizojnë debatin me temën “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 9. Oktober 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme