Në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku u prezantuan shifrat se sa njerëz kanë dorëzuar kërkesat për legalizim të armëve si dhe planet konkrete lidhur me këtë fushatë ka folur ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, raporton Ekonomia Online.
Ai u ndal dhe foli më shumë në lidhje me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Istog, Izet Demajt.
Heldt tha se rasti i vdekjes së Demajt është tragjik për vendin që duhet vepruar të gjithë për legalizim të armëve pasi Policia e Kosovës ende nuk ka detaje për origjinën e armës me të cilën grabitësi e qëlloi policin gjatë grabitjes në Istog.
“Duhet të përkujtojë vdekjen tragjike e zyrtarit policor këtu në Kosovë. Ne ende nuk e dimë se me çfarë arme u vra ai. Ne kemi lansuar këtë iniciativë në vitin e kaluar. Udhërrëfyesi është hartuar dhe ka pasur shumë mbështetje teknike. Ky udhërrëfyes ka qenë si pjesë e një procesi konsultues për disa muaj”, tha ai, raporton EO.
Heldt, ka thënë se Kosova gjendet në rrugën e saj të mbarë në këtë drejtim, por ende ka shumë punë për tu bërë duke përmendur që Gjermania e konsideron shkatërrimin e armëve, por edhe legalizimin e tyre e sheh si shumë të rëndësishme.