Ambasadori gjerman viziton Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura

Gjakovë | 24 Mar 2022 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i shoqëruar nga Kryetari i
Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, vizituan sot Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë.

Ata u mirëpriten nga UD Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” inxh.Visar Hasi ku së bashku me personelin e Impiantit u njoftuan nga afër me ecurinë e punimeve si dhe finalizimin e këtij projekti i cili së shpejti do të funksionalizohet.

Qeveria Gjermane është bashkëfinancuese prej 6.000.000.00 euro në realizimin e Projektit të Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura.

Të ngjashme