Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, Nait Hasanin.
Ambasadori Hasani, i ka përcjellur falënderimet dhe mirënjohjet e kryeministrit Rama për Komunën e Suharekës, respektivisht për njësitin e Zjarrfikësve nga Suhareka për kontributin e jashtëzakonshëm të Zjarrfikësve duke shpëtuar jetë.
Ai ka dorëzuar medalje dhe mirënjohje për Zjarrfikësit e Suharekës nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë zEdi Rama, për kontributin e dhënë pas goditjes nga tërmeti në Shqipëri.
Ndërsa kryetari Muharremaj e ka falënderuar ambasadorin Hasani për vizitën dhe kryeministrin Rama për mirënjohjen e sjellur.