Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet me Covid-19

Prishtinë | 25 Nën 2020 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq ! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar Hasani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme