Ambasadori Hasani shpërndan medalje dhe mirënjohje për Zjarrfikësit e Suharekës

Prishtinë | 18 Dhj 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë, Nait Hasanin.

Ambasadori Hasani, i ka përcjellur falënderimet dhe mirënjohjet e kryeministrit Rama për Komunën e Suharekës, respektivisht për njësitin e Zjarrfikësve nga Suhareka për kontributin e jashtëzakonshëm të Zjarrfikësve duke shpëtuar jetë.

Ai ka dorëzuar medalje dhe mirënjohje për Zjarrfikësit e Suharekës nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë zEdi Rama, për kontributin e dhënë pas goditjes nga tërmeti në Shqipëri.

Ndërsa kryetari Muharremaj e ka falënderuar ambasadorin Hasani për vizitën dhe kryeministrin Rama për mirënjohjen e sjellur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme