Ambasadori Hovenier takohet me Shkelqim Devollin: Folëm për shumë tema, përfshirë Klan Kosovën

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, njofton se sot është takuar me biznesmenin kosovar, Shkëlqim Devollin nga Korportata “Devolli”.

Hovenier thotë të ketë diskutuar një sër temash me Devollin, përfshirë edhe situatën e Klan Kosovës.

“Kënaqësi ta takojë Shkëlqimin nga Korporata Devolli, një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve kosovare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Kishim një bisedë të mirë për një sërë temash, përfshirë situatën e Klan Kosovës. Siç kemi thënë më parë, shtypi i lirë dhe i pavarur është një shtyllë jetike e demokracisë”, shkroi Hovenier. /Express/

Të ngjashme