Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka folur pas gjendjes së rënduar në Kosovë si pasojë e rritjes së madhe të numrit të personave të infektuar.
Oralando thotë se pavarësisht se virusi në Kosovë po shpërndahet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve e mohojnë dhe minimizojnë rrezikun e virusit.
Teksa ka folur për këtë, diplomati italian ka rikujtuar se Italia në fazën më të keqe kishte nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i dalë në ndihmë shtetit për varrosjen e numrit të madh të viktimave.
“Në fazën më të keqe në Itali, ushtria u thirr për të përballuar numrin e madhe të viktimave dhe për t’i varrosur ata”, ka shkruar Orlando.
Ai tutje thotë se një gjë e tillë mund të evitohet.
“Mbajini maskën, distancën, lani duart”, ka përfunduar ai.