Ambasadori i Kilit i paraqet Letrat Kredenciale Metës

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim ambasodrin e Kilit, Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tyre, përmes rritjes së dialogut politik, të bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor.
Gjithashtu, ai inkurajoi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për përballimin e fatkeqësive natyrore, referuar eksperiencës së fituar nga Kili për marrjen e masave të duhura, nga përvojat e tmerrshme që ka kaluar nga tërmetet në të kaluarën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme