Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana së bashku me ambasadorin e Shqipërisë, Roland Bimo, kanë vendosur kurora lulesh te varri i ambasadorit Albert Rohan, me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij.
Në njoftimin e ambasadës së Kosovës në Austri, thuhet se Rohan mbetet një nga personalitet më të fuqishme austriake, i cili ka dhënë një kontribut të parezervë ndaj shtetësisë së Kosovës që nga kohët më të vështira të vendit tonë.
Njoftimi i plotë:
Në dy vjetorin e vdekjes së Ambasadorit Albert Rohan, Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Lulzim Pllana së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë z. Roland Bimo, të shoqëruar edhe nga bashkëshortja e të ndjerit znj. Monika Rohan përkujtuan jetën, veprimtarinë e mikut të madh të Republikës së Kosovës.
Albert Rohan mbetet një nga personalitetet me të fuqishme austriake, i cili ka dhënë një kontribut të parezervë ndaj shtetësisë së Kosovës që nga kohët më të vështira të vendit tonë.
Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës edhe z. Aki Nuredini si dhe znj. Drita Cacaj nga shoqata e miqësisë austriako-kosovare.