Ambasadori i ri amerikan: Bashkëpunimi ShBA-Kosovë i pakrahasueshëm

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 15:16 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të ShBA-së, Philip Kosnett.

Thaçi tha se ambasadori është njeri me fat që do të shërbej në një vend me njerëzit më pro amerikan në botë, raporton Ekonomia Online.

“Sot për mua ishte një kënaqësi e veçantë të pranoj letrat kredenciale të ambasadorit. Unë kisha kënaqësinë ta takoja javën e kaluar dy herë. Jam shumë mirënjohjes për mesazhin që ka dërguar nga Washingtoni”.

“Është njeri me fat që do të shërbej në një vend me popullatën më pro-amerikane në botë. Jam shumë mirënjohjes për mbështetjen e vazhduar nga ShBA-të në tri dekadat e fundit. Besoj që edhe anëtarësimin në NATO e organizatat tjera do ti bëjmë në një agjendë të përbashkët”.

Ambasadori i ri i ShBA-së Philip Kosnett, tha se është i nderuar të shërbej në Kosovë, ndërkaq marrëdhëniet mes dy vendeve i cilësoi të pakrahasueshme me askënd.

“Është nder për mua dhe familjen ime të jem sot këtu kam shikuar progresin që Kosova ka bërë në drejtësi, prosperitet, stabilitet me fqinjët. ShBA është këtu për të ju mbështet, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i pakrahasueshëm”.

Ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë, ka arritur të shtunën në Kosovë për misionin e tij të ri diplomatik, pasi 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë.

Kosnetti në rolin e ambasadorit do të jetë pasardhës i Greg Delawie, të cilit këtë vit i skadoi mandati.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/207643196843149/

Të ngjashme