Ambasadori i ri gjerman në selinë e PD-së, pritet deklaratë nga Basha pas takimit

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

Temat kryesore të tryezës së bisedimeve mes dy zyrtarëve nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që pas përfundimit të takimit pritet që lideri i opozitësë së bashkuar joparlamentare të mbajë një deklaratë për mediat.

Në kontekstin e krizës së thellë politike në Shqipëri, përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, të vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, si edhe të vetë Delegacionit të Unionit në Tiranë, kanë zhvilluar takime të herëpashershme me krerët e forcave politike kryesore.

Zingraf pason në detyrë ish-ambasadoren Susanne Schütz, të cilës i përfundoi mandati në fund të muajit korrik, raporton Lapsi.al.

Të ngjashme