Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, tha se e vlerëson përgjegjësinë e treguar nga institucionet e Kosovës, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
“Unë vlerësoj përgjegjësinë e treguar nga institucionet e #Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe thirrjet për qetësi dhe respektim të Ligjit”.
“Kjo ka të bëjë me konstatimin e përgjegjësive individuale bazuar në zotimet ndërkombëtare të Kosovës, jo me UÇK-në dhe pavarësinë”, ka shkruar Orlando në Twitter.