Ambasadori i Italisë në Serbi, Carlo lo Cascio, ka thënë se Serbia mund të luajë rol për sigurimin e stabilitetit në Ballkan.
Ai duke folur në prag të vizitës së Kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte në Beograd, ka folur për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale në mes të dy vendeve, investimet dhe mbështetjen për integrimin e Serbisë në BE, shkruan Tanjug.
Cascio ka thënë se arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Beogradit është fondamentale për stabilitetin e rajonit.
Ai ka theksuar se kjo marrëveshje është topprioritet i Bashkimit Evropian për Ballkanin.