Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në një deklaratë për gjendjen parazgjedhore në Kosovë, ka thënë se procedurat parazgjedhore siç është cerfikimi i kandidatëve për deputet duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.
Ai ka thënë se Italia dhe BE-ja pret që të ketë një proces zgjedhor transparent.
“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka shkruar ai .
#Italy w/#EU expects #Kosovo institutions to ensure credible, inclusive & transparent elections in line w/intl standards. Pre-electoral procedures like candidates certification are ongoing & allow for appeals. They must be conducted based on the law & w/o interference.
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) January 21, 2021
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/5dFwtCbVnE