Ambasadori japonez: Përveç bashkëpunimit politik duam edhe të investojmë në Kosovë

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 11:15 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma dhe sekretarin e kësaj ambasade Mitsunori Ogasawara.

Kryetari i OEK-ut ka falënderuar atë për rolin e rëndësishëm që ka luajtur Japonia në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm në favor të funksionimit të shtetit të Kosovës që nga viti 1999, raporton Ekonomia Online.

Gërxhaliu shtoi se sot janë shpalosur shtatë projekte që do të mbështeten nga qeveria japoneze.

“Sot u shpalosen 7 projekte që do të mbështeten nga qeveria japoneze. Në aspektin politik jemi miq me Japonia dhe në aspektin ekonomik Japonia ka mbështetur Kosovën me 350 milionë euro dhe jemi shumë falënderues nga populli japonez. Ajo çka është e rëndësishme nga ky grant është që ka të bëjë me të rinjtë, me kulturën me ambientin”.

“E veçanta e këtij takimi  është që po ndodh në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës po ndodhë pikërisht ku vitin tjetër do të shënohen 10 vjet në vendosjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë. Sot është nënshkruar dhe është miratuar një marrëveshje për sportin dhe kulturën e Kosovës si një dëshmi që Japonia i vlerëson vlerat e Kosovës”.

Ndërsa ambasadori japonez  në Austri, përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma, tha se Japonia do të vazhdojë të mbështes Kosovën dhe se përveç marrëdhënieve politike duan edhe të investojmë këtu.

“Dy javë me parë ministri i punëve të jashtme të Kosovës ka vizituar Japonia dhe kemi biseduar për tema të ndryshme me ministrin e Punëve së Jashtme të Japonisë. Që nga pavarësia Japonia ka kontribuar në zhvillimin e Kosovës”.

“Unë kam parë shumë vend punishte në Kosovë dhe ndërtesa të reja që po ndërtohen gjithashtu kam parë edhe makina të reja duke përfshire edhe Tyota japoneze dhe kjo do të thotë që zhvillimi i Kosovës ka pasur rritje dhe ne do të donim të jepnim asistencë në zhvillimin e mëtutjeshëm”.

“Neve na duhet një bashkëpunim më i madh dhe dialog më i madh dhe besoj që sot është një pikënisje dhe do të doja që të kemi një bashkëpunim më të ngushtë me sektorin privat në Kosovë”, tha ai.

OEK nderoi ambasadorin japonez me një dhuratë modeste në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në Kosovë.

Të ngjashme