Japonia i ofron bashkëpunim MSh-së në furnizimin me pajisje shëndetësore

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

I ngarkuarin me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasaëar me bashkëpunëtorë  gjatë ditës ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, për t’i uruar ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia marrjen e detyrës .

Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me Covid-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti.

Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh-së ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore.

Ministri Vitia falënderoj ambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të radhës të trajtojnë projekte konkrete.

Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme