Serbi ka thënë se qëndrimi i Palestinës për Kosovën nuk po ndryshon dhe se fakti që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla u takua me ministrin e Jashtëm palestinez, Riyad Malki, nuk ka të bëjë me ndonjë ndryshim rreth qëndrimit palesitnez për Kosovën.
“Fakti që ministri u takua në një qytet turk nuk do të thotë asgjë për ne dhe nuk do të thotë ndryshim qëndrimi”, tha Nabhan për Kosova-online.
“Kjo zonjë nuk e di mirë se çfarë do të thotë Jerusalemi për Palestinën dhe arabët. Duhet të dijë pozicionin e Palestinës, myslimanëve dhe të krishterëve palestinezë dhe vetëm atëherë të thotë diçka për këtë”, u shpreh Nabhan, duke përsëritur se çështja e Jerusalemit për Palestinën ka një rëndësi të madhe.
Më poshtë gjeni takimin e ministres Gërvalla me kryediplomatin palestinez.