Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Çepurin, pa asnjë paralajmërim ka qëndruar në veri të Mitrovicës. Ai ka përsëritur qëndrimin e njohur të Rusisë se “problemet në Kosovë të zgjidhen duke respektuar Rezolutën 1244”, ndërsa ka potencuar dy çështje kryesore: mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe formimin e “Zajednicës”
Përmendorja e konsullit rus të vrarë në Mitrovicë në fillim të vitit 1903, Aleksandër Stepanoviq Shçerbin, si dhe pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të NATO-s “Engjëlli i Bardhë” në veri të Mitrovicës, kanë qenë cak i vizitës dhe vendosjes së kurorave të ambasadorit të Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Çepurin.
Çerpurin, i cili është i njohur me deklarata kundër shqiptarëve dhe Kosovës, ka hyrë në veri të Mitrovicës të shtunën, pa asnjë paralajmërim. Ai fillimisht ka zbritur në Leposaviq, e pastaj edhe në Zveçan dhe në veri të Mitrovicës.
Komuna veriore e Mitrovicës është përpjekur që këtë ngjarje ta mbajë në fshehtësi, pasi që edhe mediet që kanë përcjellë vizitën e Çepurinit kanë qenë të selektuara.