Situata në Kosovë është e tillë ashtu që mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gjendjen në të duhet të mbahen me ritmin e deritashëm, në çdo tre muaj.
Kështu ka thënë për gazetën e Beogradit “Novosti”, Aleksandar Çepurin, ambasador i Rusisë në Serbi duke folur rreth informatave se Britania e Madhe në gusht, kur e merr kryesimin në Këshillin e Sigurimit, pritet të kërkojë rrallimin mbledhjeve të këtij trupi ndërkombëtar dhe që raportimi për Kosovën të mbahet me dyer të mbyllura.
“Këto kërkesa nuk janë kurrfarë risie, por kjo çështje nuk varet vetëm nga kryesuesi”, tha Çepurin
Në pyetjen se a do ta përkrahë Moska Beogradin nëse Londra e propozon ndryshimin e formatit të mbledhjeve, Çepurin është përgjigjur:
“Sigurisht. Në këtë po punojmë bashkë. Jemi të interesuar për këtë çështje sepse e kuptojmë pozicionin tuaj”.