Ambasadori Scott nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit SHBA-Rusi në Ballkan

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 14:59 | Nga

Beograd, 11 shtator – Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, deklaroi sot se e konsideron të mundshëm arritjen e marrëveshjes midis Serbisë e Kosovës dhe u ka bërë thirrje liderëve të manifestojnë guxim e kreativitet, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Ai, pasi dha gjak vullnetarisht në Kryqin e Kuq të Serbisë në Beograd, me rastin e shënimit të përvjetorit të sulmit terrorist në SHBA, Scott u tha gazetarëve se palët në konflikt duhet të arrijnë marrëveshje, meqë vetëm kështu është i mundur zbatimi i saj.

I pyetur në lidhje me deklaratën e senatorit Ron Johnson se SHBA nuk do të imponojë zgjidhjen për Kosovën, Scott u përgjigj se pajtohet me këtë qëndrim.

Në pyetjen rreth rolit të fuqive të mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe marrëdhënieve midis SHBA e Rusisë, ai tha se Amerika është e gatshme për bashkëpunim me Rusinë në Ballkan, me gjithë mospajtimet midis tyre, transmeton Koha.net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme