Ambasadori suedez: Kosovarët vitin e ardhshëm do ta gëzojnë liberalizimin e vizave

Prishtinë | 18 Jan 2023 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori suedez, Jonas Westerlund, ka shprehur optimizmin e tij se në janar të vitit 2024, kosovarët do ta gëzojnë liberalizimin e vizave teksa pas Presidenca e Bashkimit Evropian pas Çekisë i takon Suedisë.

“Tani pika e diskutimit është në Parlamentin Evropian dhe kuptoj zhgënjimin e kosovarëve”, tha ai.

Wesretlund tha se ka nisur konsultimet me shtetet e tjera anëtare të BE-së, se si të procedohet tutje për aplikimin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

Westerlund, në një intervistë në Radio Televizionin e Kosovës, ka premtuar që gjatë mandatit të tij në Kosovë do të lobojë në bashkëpunimin e bizneseve të Suedisë më ato kosovare.

Mes tjerash, Wesretlund tha se në Suedi janë rreth 70 mijë shqiptarë, disa prej tyre janë të suksesshëm në jetën akademike të shtetit, por edhe në biznes dhe se gjatë mandatit të tij premtoi se do të punojë që ftojë kompanitë suedeze që të vijnë në Kosovë dhe të bashkëpunojnë me kosovarët në sektorin e përpunimit të drurit.

Të ngjashme