Ambasadori zviceran: Demarkacioni çështje e brendshme, qytetarët të mos presin para ambasadave

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 09:35 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, tha se miratimi ose jo i demarkacionit me Malin e Zi është çështje e brendshme, por është e padrejtë që qytetarët të presin para ambasadave për marrjen e vizave, raporton Ekonomia Online.

“Kjo është një çështje e brendshme. Ne trajtojmë çështjen e vizave dhe mund të them se nuk është një punë aspak e mirë çdo vit rritet gati jemi 37 mijë njerëz që presin para ambasadës për viza, ata nuk janë shumë të ri.

“Nuk jam i lumtur me këtë situatë, unë e përfaqësoj Zvicrën dhe nuk jam. këtu të ju sqaroj politikanëve se çfarë duhet të bëjnë. Në tërësi shpresoj një zgjidhje do të gjendet jo vetëm për demarkacionin por edhe çështjen e tjera që Kosova të marr në mënyrë të shpejt liberalizimin e vizave”.

Për demarkacionin foli edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndonëse nuk komentoi se a do të kalojë marrëveshja në Kuvend apo jo.

I pari i ekzekutivit tregoi për ecurinë e punës së komisionit të ri për çështje e kufirit, duke mos komentuar të gjeturat, raporton EO.

”Qeveria e Kosovës  me seriozitetin më të madh e ka trajtuar këtë temë dhe  ka marrë me respekt dhe shqetësimet në të kaluarën  për marrëveshjet. E kemi shkarkuar komisionin paraprak. E kemi emëruar komisionin e ri të udhëhequr nga profesor Bulliqi”.

Këto dekarime Lebet e Haradinaj i bënë pas nënshkrimit të Amendamentit të Parë të Projekt Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, lidhur me Mbështetjen për Këshillin Ndërministror për Ujëra.

Të ngjashme