Ambasadorja amerikane reagon për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim të martën ka reaguar pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Në një postim në Twitter, Kim thekson se reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.

“Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të ikësh, por nuk mund t’i shpëtosh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete”, shkroi ambasadorja Kim në Twitter.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua sot paradite në banesën e tij në Durrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme