E ngarkuara me punë në Izrael, e Republikës së Kosovës, Ines Demiri, ka bërë të ditur se ka takuar sot kryetarin e Jerusalemit, Moshe Leon.
Në një reagim të saj, Demiri thotë se me Leon diskutuan për thellimin e partneritetit mes të dyja vendeve.
”Pata kënaqësinë të takoja kryetarin e Qytetit të Jerusalemit, z. Moshe Leon. Diskutuam se si të thellojmë partneritetin tonë, si dhe mbi mundësitë që Komuna e Jerusalemit i ofron Republikës së Kosovës”.