Ambasadorja e Izraelit në Kosovë uron besimtarët për Krishtlindjen ortodokse

| 06 Jan 2024 | 19:06 | Nga

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët ortodoks në vigjilje të festës së Krishtlindjes.

Ajo ka uruar në shqip, anglisht dhe serbisht përmes një postimi në llogarinë e saj në X, ata që e festojnë këtë festë sipas kalendarit Julian, përcjell KlanKosova.tv.

“Merry Christmas, Gëzuar Krishtlindjen, Srećan Božić, të gjithë miqve në Kosovë dhe në mbarë botën! Ju uroj juve dhe familjeve tuaja paqe, shëndet, lumturi e begati”, ka shkruar ambasadorja Ziv.

Të ngjashme